Studio Ligjore Aliaj (SLA) ofron praktikë pune/stazh

Studio Ligjore Aliaj (SLA) ofron praktikë pune/stazh për;

  1. Studentët që janë duke ndjekur Fakultetin e Drejtësisë dhe/ose Shkollën e Avokatisë
  2. Juristë
  3. Avokatë të rinj/ avokatë me eksperiencë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Praktikantët do të angazhohen në ofrimin e ndihmës juridike parësore dhe dytësore.
  2. Do të hartojnë kërkesa të thjeshta, kërkesë-padi, pretendime, prapsime, deklarata mbrojtje.
  3. Marrjen e informacionit pranë sekretarive gjyqësore, prokurorive, organeve të administrates publike, aplikime nëpërmjet e-albania, për çështjet që janë në proces apo çështje të reja.
  4. Do të përfshihen në punë kërkimore, hartimin e materialeve të ndryshme etj.
  5. Do të angazhohen me detyra të natyrës administrative si dhe çdo detyrë tjetër që lidhet me objektin e veprimtarisë së SLA-së.

 

Dokumentacioni për aplikim:

  1. Letër motivimi.
  2. Curriculum vitae
  3. Fotokopje diplome
  4. Listë notash
  5. Certifikata trajnimesh, kurse, të gjuhëve të huaja

 

Lutemi dërgoni aplikimin tuaj në adresën e e-mailit: info@sla.al me titull praktikë pune/stazh.

Përparësi do të kenë aplikantët që kanë eksperiencë apo praktika të ngjashme pune edhe në organizata të shoqërisë civile. Gjithashtu, kandidatët që plotësojnë kriteret do të kenë mundësi që të punësohem pranë Studio Ligjore Aliaj.

Leave A Reply