Këshillim Ligjor

Këshillim Ligjor

Studio ALIAJ ofron këshillim ligjor për çështje familjare, civile, administrative, penale si dhe konsulencë për bizneset. Këshillimi ligjor konsiston në dhënien e informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, konventat ndërkombëtare të ratifikuar, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor; dhënia e këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve; informimin, ndërmjetësimin dhe përfaqësimin për të realizuar të drejtat e shtetasve pranë organeve të administratës publike ose pushtetit vendor.

Përgatitje Aktesh

Studio Ligjore ALIAJ ofron përgatitjen e përpilimin e akteve të nevojshme për të vënë në lëvizje gjykatën, organet administrative si ; kërkesë-padive, ankime, rekurse, memo, kërkesa, opinione ligjore, informacion organeve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut etj.