Familjare – Civile

Familjare – Civile

Avokatët e Studios  Ligjore ALIAJ kanë përvojë 10-vjeçare në adresimin e çështjeve civile dhe familjare pranë gjykatave shqiptare. Avokatët janë të specializuar në çështje që lidhen me të drejtat pronësore, çështje të dëmshpërblimit pasuror dhe jo-pasuror, zgjidhje martese, vërtetim atësie, amësie, detyrimet ushqimore, dhuna me bazë gjinore, kujdestari, të drejtat e fëmijëve etj. Studio Ligjore ALIAJ është e specializuar në trajtimin e çështjeve të pjesëtimit të pasurisë në bashkëpronësi, detyrimeve kontraktuale, trashëgimisë ligjore. Sa i përket detyrimeve kontraktuale dhe kontraktuale shtesë, ne jemi të dalluar në gjetjen e zgjidhjeve të reja origjinale dhe efektive, për klientët tanë.

Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve të çfarëdo lloji, tipik ose atipik për Kodin Civil, në gjuhën shqipe, angleze dhe italiane, në përputhje me ligjin dhe frymën bashkëkohore për ndërtimin e marrëdhënieve juridike është përsëri një tipar dallues i studios sonë.