Shoqëria civile në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në shqipëri

Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) në Ballkanin Perëndimor gjithnjë e më shumë po inkurajohen për t’u angazhuar në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/LKEDH/LKEDH), duke u fokusuar kryesisht në luftimin e radikalizmit që çon në dhunë, por edhe në çështje më të gjera që lidhen me promovimin e tolerancës, parandalimin e gjuhës së urrejtjes, pajtimin dhe edukimin qytetar.

Programimi efektiv në P/LKEDH në Ballkanin Perëndimor kërkon zhvillimin e kapaciteteve të aktorëve ekzistues të aktorëve lokalë për të ofruar programet P/LKEDH/LKEDH në nivel të komunitetit.
Për këtë arsye, një konsorcium i përbërë nga gjashtë OSHC nga Ballkani Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë1, ish – Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mal i Zi, dhe Serbi) kanë kryer një hartëzim të aktorëve më të rëndësishëm në zbatimin e projekteve të fushës së P/LKEDH/LKEDH.

Ky publikim përmban gjetjet e hulumtimit mbi OShC-të e identifikuara në nivel kombëtar, organizatatme bazë fetare (OBF) dhe grupet e komunitetit lokal, formale dhe joformale, që punojnë në fushën e P/LKEDH/LKEDH në Shqipëri, si dhe analizon cilësinë dhe potencialet e marrëdhënieve të tyre me aktorët kyç lokalë, kombëtarë dhe rajonalë nga sektori publik, i shoqërisë civile dhe i biznesit.
Hartëzimi është bërë duke përdorur një metodologji të vetme të përmbledhur, të shpërndarë nga secila organizatë partnere.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) angazhoi Av. Iris Aliaj si eksperten
përgjegjëse për kryerjen e procesit të hartëzimit në nivel kombëtar në Shqipëri. Procesi i hartëzimit përfshiu 55 OSHC dhe OBF që veprojnë si në nivel kombëtar dhe lokal në fushën e LKEDH dhe/ose P/LKEDH. Metodologjia e përdorur për të kryer me sukses procesin e hartëzimit përfshiu përdorimin e pyetësorëve të strukturuar, takimet me palët e interesuara, hulumtimin shkencor, pjesëmarrjen
në aktivitete të ndryshme të organizuara nga OSHC-të apo donatorë/partnerë që veprojnë në këtë fushë në Shqipëri, etj. Ky aktivitet është pjesë e projektit rajonal “Komunitetet të parat: krijimi i rrjetit të
organizatave të shoqërisë civile për parandalimin dhe përballimin e ekstremizmit të dhunshëm – nga parandalimi në riintegrim”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (Shqipëri), Hope and Homes for Children (Bosnje dhe Hercegovinë), Partners Kosova – Qendra për Menaxhimin e Konflikteve (Kosovë), Forum MNE (Mali i Zi), Centre for Common Ground (Maqedoni) dhe Qendra Kulturore DamaD (Serbi) dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias 2016- 2017, Konsolidimi i Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile.

Leave A Reply