Të drejtat pronësore

Çfarë është e drejta pronësore?

A e dini se pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të caktuar nga ligji? Pronarit të sendit i takon pronësia edhe mbi pjesët përbërëse të tij.

Çfarë konsderohen sende?

Send është çdo gjë që mund të përbëjë objekt pronësie ose i të drejtës tjetër reale. Sendet janë të luajtshme dhe të paluajtshme. Janë sende të paluajtshme toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët, ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën. Të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe çdo energji tjetër natyrore, janë sende të luajtshme.

Regjistrimi i sendeve

Sendet e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Regjistrohen edhe ato sende të luajtshme, për të cilat kërkohet shprehimisht nga ligji.

Mënyrat e fitimit të të drejtat pronësore?

Të drejtat pronësore fitohen si nëpërmjet:

  1. blerjes
  2. dhurimeve,
  3. trashëgimisë,
  4. për shkak të martesës.

Me lidhjen e martesës, nëse bashkëshortët kanë zgjedhur regjimin e bashkësisë ligjore, çdo pasuri e fituar gjatë martesës, bëhet pasuri e përbashkët. Ju jeni bashkëpronar/bashkëpronare në çdo pasuri që blihet gjatë martesës pavarësisht nëse punoni ose jo. Nëse para lidhjes së martesës keni pasur pasuri vetjake, ajo konsiderohet juaja dhe bashkëshorti/bashkëshortja nuk janë pronarë të saj.

Leave A Reply